Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua përmes një projektmarrëveshjeje dhe projektligji, pavarësisht përpjekjeve për ta shoqëruar procesin me zhurmë.
Sipas Ramës, vendimi u miratua me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e atyre që kanë qenë kritikë, duke theksuar se Shqipëria, ka paqen si busullën e vetë.
“Realisht që ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk e dyshoja që do të kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave që duhet të jenë vërtet të rënda, që të arrihet deri në pikat ku u arrit.
Ftesa u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua në një formë projektmarrëveshjeje dhe projektligji. Shqipëria, si një shtet që ka gjetur paqen si busullën e vet dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e aprovoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që nuk lanë gjë pa thënë, përkatësinë në këtë bord.”





