Ushtria Izraelite ka njoftuar se ka shkatërruar tunelin që përdorej nga Hamasi në Rripin jugor të Gazës,
Sipas IDF operacionet në Rafah çuan në zbulimin e armëve, pajisjeve shpërthyese dhe raketahedhësve joaktivë që ishin të vendosur në këtë tunel.
Siç raportohet, objekti nëntokësor përmbante armë dhe kishte disa dhoma, të cilat përdoreshin për banimin dhe aktivitetin e anëtarëve të organizatës.
Gjithashtu nënvizohet se puna për neutralizimin e tunelit filloi rreth një vit më parë dhe përfundoi ditët e fundit.





