Katie Price ka njoftuar zyrtarisht fejesën e saj për herë të nëntë. Ish-modelja britanike publikoi disa foto në Instagram, ku tregoi për fansat unazën e saj mbresëlënëse me diamant, si dhe partnerin e saj, biznesmenin Lee Andrews.

Fejesa ndodhi gjatë një udhëtimi luksoz në Dubai, ku çifti kishte planifikuar disa ditë  pushimi, pavarësisht vështirësive financiare që Price ka përjetuar kohët e fundit. Kujtojmë se ajo u shpall e falimentuar në vitin 2024.

Në imazhet e publikuara, Katie shihet duke pozuar krah partnerit të saj përpara dhjetëra trëndafilave të kuq, ndërsa në njërën prej fotove bie në sy edhe dora e Lee Andrews, mbi të cilën ai duket se ka tatuazh emrin e saj.

Interesant është fakti se Price e bëri publike fejesën në të njëjtën ditë kur ish-bashkëshorti i saj, Peter Andre, publikoi këngën e tij më të re me titull Rock You Right”.

Katie Price është fejuar tetë herë me partnerë të ndryshëm dhe ka qenë e martuar tre herë, me Peter Andre, Alex Reid dhe Kieran Hayler.