Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me socialistin Taulant Balla, lidhur me protestën e fundit të opozitës.
Bardhi tha se protesta nuk duhet të konsiderohet krim, ndërsa Balla i rikujtoi opozitës protestën e 8 janarit 2022, kur PD ishte e ndarë dhe “luftoi me njëra-tjetrën” sipas tij.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Është më shumë se irrituese për çdo deputet të ndershëm në këtë Kuvend, por e mirëkuptueshme për regjime kriminale si Shqipëria, që të konsiderosh krim të drejtën për të protestuar, dhe të konsiderosh arritje vjedhjen e kësaj qeverie. Për çdo regjim në fund, i vetmi mjet që i mbet në dorë pasi kanë flakur ligjin, është dhuna. Zonja që foli këtu mendon se i tremb qytetarët të kërkojnë drejtësi duke kriminalizuar policinë. Ne e dimë që ajo nuk e drejton policinë, ajo është vënë për zjarrfikësit, postën, policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda. Ajo duhet të japë llogari sesi policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë e jo më të mitur. Ça i kanë të miturit këta. Po si ka mundësi, pse është mbyllur hipoteka. E mbyllën hipotekën e Vlorës se policia nuk garanton dot institucionet publike, krimi i organizuar çdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtonin e përgjithshëm të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Pse nuk flet që po mbyllet hipoteka në Vlorë? Ka 3 vite që nuk mbyll dot 1 muaj një drejtor atje.
Balla: Mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe fjalën dhunë. Çdo shqiptari i vjen në mend 8 janari i 2022, që luftonit me njëri-tjetrin. Krahu i Berishës kishte përdorur leva, çekiç, trapan. Nga krahu i Lulzim Bashës është përdorur gaz lotsjellës, thuhej në atë njoftim. Është një zhurmues, a ja mbyllni gojën një zhurmuesi? E vërteta dhemb, edhe kur hipën lart, edhe kur zbret, edhe para, edhe pas. Mund të kërkoj 5 minuta pushim sa të qetësohen? Thirrja ime për ju demokratë është të mbështesni punonjësit e ndershëm të policisë. Ishin disa lapanjozë…
Bardhi: Lapanjoz je ti.
Balla: Kjo parti duhet të distancohet nga dhuna, bashkë me një matuf që do mbajë përgjegjësi. Lëri këto dengla ti. Bëj si qesharak. Ti ke bërë kallëzimin siç e ke bërë për Këlliçin dhe Edmond Spahon. Unë jam ai që jam, ti duhet të mbash përgjegjësi çfarë mban para e çfarë mban pas.





