Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë fuqinë e aromave për të krijuar produkte që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve.
Por, cilësia e aromave dhe lidhja e tyre me emocionet janë më shumë se thjesht një përzgjedhje e aromave të këndshme.
Ato kanë një ndikim të thellë në emocionet dhe shëndetin mendor të individëve.
Sipas Sandeep Robert Datta, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Harvardit, kur nuhasim një aromë të veçantë, ajo ndërvepron me epitelin e nuhatjes, një fletë neuronesh që ndodhet në hundë.
Këto neurone, përmes receptorëve, zbulojnë kimikatet që lëshohen nga objektet që nuhasim, si parfumi, dhe dërgojnë sinjale elektrike në qendrën e përpunimit të aromave në tru.
Ky proces aktivizon përgjigje emocionale dhe kujtesa të lidhura me ato aroma.
Rachel Herz, neuroshkencëtare dhe ekspertë e psikologjisë së nuhatjes, thotë se lidhja midis aromës dhe emocioneve është e theksuar për shkak të rrugëve nervore që përpunojnë këto stimuli.
Ajo shpjegon se amigdala është përgjegjëse për përpunimin e emocioneve dhe kujtesës emocionale, ndërsa aromat mund të ngjallin ndjenja specifike dhe të krijojnë lidhje të forta me kujtimet.
Nëse parfumi mund të përmirësojë shëndetin mendor, mbetet një pyetje e hapur. Sidoqoftë, është e qartë se aromat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë psikologjike dhe janë një pjesë e pandashme e jetës sonë.





