Jorida Tabaku në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka deklaruar se mbrojtja e një të korruptuari është një çështje që bën me turp qeverinë. Ajo ka kërkuar që të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.

“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin”, tha Tabaku.