Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që mazhoranca socialiste kërkon të djegë afatin tre mujor për kërkesën e SPAK, por theksoi se Rama nuk i heq mandatin Belinda Ballukut.
“Është si variant, por nuk i heq imunitetin Ballukut, sepse e di që në tre reshta dy janë për Ramën. I din Rama këto, është një mundësi ajo, por ai nuk i heq imunitetin. Mund ta largojë si zv kryeministri dhe rri një prestonome atje”, tha Berisha.
Ndërkohë i pyetur se: “Në rast se GJK do vendose pro qeverisë, do rrëzojë pezullimin, a do ti drejtohet PD “Venecias”, Berisha dha këtë përgjigje:
“PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias i përgjigjet qeverive dhe jo partive politike. Kështu që vetëm shqiptarët e kanë fjalën, qytetarët”.





