Angelo Haruni ishte banori i cili u eliminua nga gara e Big Brother VIP Albania 5 gjatë mbrëmjes së të shtunës.
Në Fan Club, moderatori u pyet nga Kiara Tito se përse nuk u dashurua në shtëpi, ndërsa Angelo tha se diçka mund të kishte nisur me Krusitën. Po ashtu, Angleo u pyet edhe për ish-partneren e tij, për të cilën rrëfeu në linjën e jetës.
Kiara: Pse nuk u dashurua Angelo?
Angleo: Në fillim Angelo nuk u dashurua brenda shtëpisë se ishin të gjitha vajzat e zëna, edhe ato që ishin të zëna…Selin ishte me mirin në krevat dhe nuk guxojë ti afroheshe. Nga fundi, mendoj se mund të kishte një histori. Ishte dhe Krusita së fundmi. Xhodi ishte e lidhur, kështu e dija. Kështu e dinim në shtëpi, për atë një javë që qëndroi
Françeska: Do ishit një çift i lezetshëm.
Angelo: Kristi dhe Krusita nuk kanë asnjë lloj pëlqimi për njëri tjetrin. Më shumë perceptohet si raport vëlla-Motër. Krusita i kishte sytë nga unë. Unë isha i rrezikuar këtë javë dhe nuk doja të nxisja diçka”
Kiara: Në linjën e jetës ke folur për lidhjen tënde me personazhin publik. Si gjendesh sot.
Angelo: Një lidhje 3-vjeçare nuk hidhet dot poshtë. Nëse ka diçka më tutje, nuk di ta them. Më ndikon akoma. Bëhet fjalë për Neadën.
Kiara: Ke diçka për t’i thënë?
Angelo: Shfaq anën më të mirë, ktheu njeriu pozitiv siç di të jesh. Kemi në vit pa komunikim kështu që është e vështirë të flas tani.





