Drama mes ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Jasmin Kadriu, dhe produksionit ka kaluar në një nivel tjetër, kësaj radhe me emra të përveçëm.
Pas deklaratave të forta në emisionin “Më prit të dielën” për eksperiencën e saj, Jasmina ka zbuluar se ka marrë një mesazh privat nga vetë producentja Olsa Muhameti.
Sipas Jasminës, pas aludimeve që ajo bëri për favorizime brenda formatit, reagimi i Olsës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Në mesazhin e dërguar, producentja i është drejtuar shkurt dhe prerë:
“Sa e pështirë,” duke e akuzuar ish-banoren për mungesë mirënjohjeje ndaj mundësisë që iu dha.
Jasmina nuk e ka lënë me kaq, duke publikuar përgjigjen e saj dhe duke sqaruar se nuk po kërkon famë me këto deklarata.
“Nëse do të kërkoja vëmendje, do ta kisha bërë pesë vite më parë dhe jo tani. Fjala mosmirënjohëse nuk më përket,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi se ishte treguar e kujdesshme fillimisht: “Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë qëllimisht në ajër duke përmendur vetëm ‘produksionin’, pa hyrë në detaje.”
Përveç mesazhit me Olsën, Jasmina ka rikonfirmuar edhe njëherë incidentin tronditës në Dhomën e Rrëfimit, duke theksuar se gjuha e përdorur ndaj saj ishte denigruese. Ajo pretendon se stafi i është drejtuar me fjalët: “Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Sipas saj, kjo mungesë respekti nuk ishte rastësore, por një sjellje konstante dhe e përditshme gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.





