Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit, mungesa e tij vazhdon të ndihet fort në jetën e familjes. Selvije Jao, nëna e djalit të tyre, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një moment nga e kaluara, duke prekur ndjekësit me fjalë të sinqerta.
Ajo publikoi një video ku shfaqet pranë Shpatit, të buzëqeshur dhe duke vallëzuar, një çast i thjeshtë gëzimi që sot mbart një kuptim shumë më të thellë. Krahas pamjeve, Selvija shkroi disa rreshta emocionalë:
“Kur më mungon, dhimbja është e tillë që nuk mund të përballohet nga një njeri. Kështu dua të të mbaj mend, deri në ditën kur do të shihemi sërish.”

Shpat Kasapi u nda nga jeta në muajin nëntor, pas një ataku kardiak, gjatë qëndrimit të tij në Itali. Ai la pas bashkëshorten Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roelin.





