Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale që i dedikohet nënës së saj, e cila po përballet me një betejë me kancerin.
Përmes disa ‘InstaStory-ve’ ku shfaqet duke i mbajtur dorën nënës së saj, Beatrix ka shprehur dashurinë dhe krenarinë që ndjen ndaj të ëmës teksa shprehet se:
“Nuk jam aty për të të mbajtur dorën, jam duke të mbajtur me gjithë zemrën time, mami, çdo frymëmarrje, çdo minutë. Një hap i madh u bë sot. Jam shumë krenare për forcën tënde, mami. Çdo ditë një hap më afër”.

Ndër të tjera artistja ka falenderuar edhe ndjekësit e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në këtë periudhë të vështirë.
“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje dhe çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë. Më falni nëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve tani, por mbështetjen tuaj e mbaj me vete, ” shprehet Beatrix.





