Autoriteti Portual Durrës njofton se, sipas informacionit të marrë nga kompanitë e lundrimit, nisja e trageteve mbrëmjen e sotme nga porti është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme.

Sipas njoftimit zyrtar, imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të vijojë mbrëmjen e sotme, në përputhje me oraret e parashikuara, ndërsa nisja e trageteve do të realizohet më 5 shkurt 2026, në orët e para të mëngjesit, pas përmirësimit të kushteve të motit.

Autoritetet portuale u bëjnë thirrje udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të trageteve për informacion të përditësuar.