Është vjedhur statuja prej bronzi e Mahatma Gandit, e cila ishte e vendosur jashtë Australian Indian Community Centre në Melburn.
Sipas policisë së shtetit të Viktorias, për heqjen e statujës dyshohet se është përdorur një mjet prerës metalik, me të cilin vepra prej bronzi është shkëputur nga baza e saj, duke lënë pas vetëm këmbët.
Statuja, me peshë rreth 420 kilogramë, ishte vendosur jashtë qendrës në zonën Rowville dhe është vjedhur më 12 janar.
Ajo ishte inauguruar në vitin 2021 nga kryeministri i atëhershëm i Australisë, Scott Morrison, dhe ishte një dhuratë nga qeveria e Indisë.
Hetimet për identifikimin e autorëve janë në vijim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat e disponueshme.






