Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump është mjaft e njohur për gardërobën e shtrenjtë, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit.

Gjatë ditës së e martë në një takim zyrtar, ajo është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë, një çantë e markës “Hermes Birkin”, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë.

Çantat “Birkin” morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet.

50-vjeçarja mund të jetë tani zonja e parë e Shteteve Të Bashkuara, por para se të jetë pjesë e politikës, ajo ishte e njohur për një karrierë të suksesshme në modeling.