Gjatë një bisede në podkastin MAM, teksa fliste për prindërimin dhe jetën personale, Çiljeta Xhilaga u ndal edhe tek eksperienca e saj në Ferma VIP dhe arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e formatit.
Edhe pse rrugëtimi i saj në program rezultoi shumë pozitiv, deri në finalen e madhe, Çiljeta preferoi të mos hynte në detaje për motivet që e çuan drejt këtij vendimi. Ajo theksoi se bëhej fjalë për çështje familjare, të cilat nuk dëshironte t’i diskutonte publikisht.

Është një histori e gjatë dhe shumë personale, gjëra që i përkasin familjes sime,” u shpreh ajo.

Sipas këngëtares, vendimi erdhi në një periudhë të vështirë të jetës së saj, duke lënë të kuptohet se po përballej me sfida të brendshme.

Zoti ndonjëherë sjell sprova dhe situata që të ndihmojnë të rregullosh shumë gjëra me një hap të vetëm,” tha ajo, pa dhënë më shumë hollësi.

Çiljeta sqaroi se ajo periudhë ishte një betejë me veten dhe jo me njerëzit përreth, por nuk e vazhdoi më tej rrëfimin. Megjithatë, ajo shtoi se falë kësaj eksperience arriti të rigjente veten dhe të shfaqte versionin më të mirë të saj, ndërsa problemet që e shqetësonin jashtë programit gjetën zgjidhje.

Sa i përket marrëdhënies me fëmijët dhe veçanërisht me partnerin e saj Albanin, Çiljeta theksoi se pjesëmarrja në reality show nuk solli asnjë krisje përkundrazi, i forcoi edhe më shumë lidhjet mes tyre.

Nuk ndryshoi asgjë, thjesht gjithçka u bë më e fortë,” tha ajo, duke shtuar se para hyrjes në Fermë ndodhej në një lloj kolapsi emocional, por kjo eksperiencë i vendosi gjërat në vendin e duhur.

“Nëse më parë isha në një moment të vështirë, kjo më ndihmoi t’i forcoj marrëdhëniet dhe t’i çoj aty ku duhet të ishin,” përfundoi këngëtarja.