Familja Daletskyi përjetoi një moment tronditës kur mësoi se i afërmi i tyre, i cili besohej se kishte humbur jetën duke luftuar si ushtar ukrainas në vitin e parë të pushtimit rus, në fakt ishte gjallë.
Sipas familjarëve, atyre u ishte komunikuar se ai kishte vdekur në shtator të vitit 2022. Disa muaj më vonë, ata morën një trup që menduan se ishte i tij dhe e varrosën në rajonin e tyre të origjinës, në Lviv, në Ukrainën perëndimore.
Por disa muaj më parë, disa nga shokët e tij i thanë nënës së tij, Nataliya, se dyshonin që Nazar ishte ende gjallë. Dyshimet u konfirmuan të enjten, kur ai u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, ku u përfshinë ushtarë dhe civilë.
Klikoni KËTU për të parë videon.





