Një person ka tentuar pasditen e kësaj të premte të vjedhë një shumë parash në ambientet e Postës Shqiptare në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”.

Autori nuk ka arritur të kryejë vjedhjen me sukses dhe më pas është arratisur. Gjatë largimit ai ka thyer xhamin e sportelit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.