Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka suprizuar të ëmën e saj, Suzanën, me një dhuratë luksoze, një automjet të tipit Range Rover, ngjyrë të bardhë.
Ylli i muzikës ka ndarë me ndjekësit momentin kur e surprizën nënën, teksa ka shkruar se është një dhuratë për mbretëreshën e saj, siç e cilëson ajo.
“Një dhuratë për mbretëreshën, mamin stref” ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Në një tjetër foto, ajo shfaqet e përqafuar me të ëmën para makinës.

Kujtojmë që Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe mban “firmën” e shumë hiteve. Një ndër ta është edhe kënga e disa viteve më parë “Bonbon” që i dha famë botërore.





