Një tërmet i fuqishëm goditi këtë të diel Kubën, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët. Forca e lëkundjeve ishte me magnitudë 5.5 ballë e shkallës Rihter.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi shkallën e lëkundjeve. Tërmeti cilësohet i fortë, por nuk ka informacione për dëme dhe viktima.
Vlerësimi fillestar i EMSC-së ishte për një tërmet me magnitudë 5.9 ballë, por më vonë u reduktua në 5.5 ballë.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 15 kilometrash, sipas EMSC-së. Tek banorët mbizotëron frika edhe për një cunam të mundshëm dhe paslëkundje të tjera.





