Në skena të ngjashme me ato të një filmi aksion, një grup grabitësish të maskuar bllokuan autostradën që lidh Leccen me Brindisin në Itali dhe hodhën në erë një mjet të blinduar që transportonte para.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën A613. Grabitësit ndaluan qarkullimin duke përdorur makina të kamufluara si automjete policie, me drita sinjalizuese të rreme, ndërsa vetë ishin veshur si agjentë sigurie të kompanisë që transportonte paratë.
Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë momentin kur mjeti i blinduar, ndalon papritmas në mes të rrugës. Në atë moment, autorët lëshojnë eksplozivin dhe largohen me shpejtësi.
Un furgone portavalori è stato assaltato sulla statale 613, la superstrada che collega Lecce a Brindisi, all'altezza di Tuturano. Ci sarebbe stato un conflitto a fuoco con i carabinieri. Non risulta che ci siano feriti. Nel video condiviso da Claudio Stefanazzi, deputato del… pic.twitter.com/F62VbFTLer
— Repubblica (@repubblica) February 9, 2026
Policia reagoi menjëherë dhe nisi një operacion të gjerë kërkimi në zonë. Pak më vonë, një Alfa Romeo, e përdorur gjatë grabitjes, u gjet e braktisur në një rrugë rurale.
Në afërsi të saj u ndalua një burrë i paarmatosur, ndërsa një person i dytë u arrestua më pas teksa tentonte të largohej në këmbë. Autoritetet italiane dyshojnë se grupi mund të ketë qenë më i madh se katër persona, dhe kërkimet për të paktën dy grabitës të tjerë vazhdojnë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, me qëllim identifikimin e të gjithë autorëve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.





