Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.
Por, përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. Këtu janë 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin.
Jeshillëqet
Perimet e gjelbëra janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.
Vezët
E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës.
Qitrot dhe manaferrat
Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C.
Bajamet
Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular (turbullimin e shikimit ose verbimin). Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.
Peshku
Peshqit tuna, salmoni, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.





