Një efektiv i Policisë Shkencore të Kukësit është pezulluar nga detyra.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, nënkomisari F.H., ishte konfliktuar me një person në Laprakë ditën e djeshme, 9 shkurt, dhe më pas e ka kanosur me armën e shërbimit.

Ndaj tij, kanë nisur hetimet, ndërsa i është bllokuar edhe arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

“Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale Kanosja”, thuhet në njoftimin e policisë.