Pasi vodhi një makinë, hajduti përplasi për vdekje një të moshuar dhe më pas ka aksidentuar edhe tre makina të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në Nottinghamshire në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se autori, 39-vjeçari Gavin Collins ka bërtitur me të madhe “unë jam Jezusi” dhe më pas ka aksidentuar 87-vjeçarin Terry Radford, i cili ka ndërruar jetë në menjëherë.
Në një video të bërë virale në rrjete sociale, 39-vjeçari dëgjohet duke thënë, “Unë jam Jezusi, jam paraardhësi i Zotit”.
Ndërkohë raportohet se agresori është arrestuar nga policia dhe pritet që të dënohet me burgim të përjetshëm, shkruan Daily Mail.





