Një debat i nisur për çështjen e buxhetit në shtëpinë e “Big Brother” është përshkallëzuar duke përfshirë disa prej banorëve.

Situata nisi teksa Kristi, në rolin e liderit të shtëpisë dhe Brikena po diskutonin për planifikimin e buxhetit të përbashkët. Në atë moment ndërhyri Juela, e cila kërkoi makinën llogaritëse për të bërë llogaritë e buxhetit të saj personal.

Brikena nuk pranoi t’ia jepte, çka çoi në një përplasje verbale mes tyre. Në mbështetje të Juelës ndërhyri Rogerti, i cili i mori nga dora Kristit fletën ku po bëheshin llogaritë.

Ky veprim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Kristit, i cili e lagu me ujë Rogertin. Pas incidentit, Rogerti u ankua për shqetësim në vesh, ndërsa Kristi u shpreh: “S’mund të ma marrë fletën nga dora”.

Debati ka tensionuar atmosferën në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa lidhur me incidentin.