Kreu i Izraelit zhvilloi një takim në Blair House, Uashington, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, përpara vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.
Gjatë takimit u nënshkrua anëtarësimi i Izraelit si pjesë e “Board of Peace”, një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Autoritetet izraelite bëjnë me dije se vendi do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara në fushat politike, ekonomike dhe të sigurisë.





