Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në Sydney, teksa u shfaq në formë të shkëlqyer fizike gjatë një shëtitjeje me biçikletë së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin dhe aktorin Taika Waititi.
Këngëtarja 35-vjeçare, e njohur për hitin “I Will Never Let You Down”, tregoi barkun e tonifikuar në një paraqitje sportive që nuk kaloi pa u vënë re, shkruan DailyMail.
Për daljen e saj, Rita kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër të zezë të kombinuar me pantallona të shkurtra të kuqe, ndërsa në njërën dorë mbante një batanije pikniku teksa largohej nga një park.
Ajo dukej në humor të mirë dhe buzëqeshte për paparacët, duke reflektuar energji pozitive gjatë gjithë kohës.
Më pas, artistja iu bashkua bashkëshortit të saj për një xhiro të qetë me biçikletë nëpër qytet, ndërsa gjatë shëtitjes çifti bëri edhe një ndalesë për kafe. Rita tregoi se i respekton rregullat e sigurisë rrugore në Australi, pasi mbante helmetë gjatë udhëtimit.
Këngëtarja u martua me Taika Waititi në vitin 2022 në një ceremoni sekrete, pasi ishte pikërisht ajo që theu traditën dhe bëri propozimin për martesë.
Ajo është njerkë e dy vajzave të tij, Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, nëntë vjeçe. Dalja e tyre së bashku vjen vetëm pak ditë pasi çifti kaloi një ditë në plazh, ku Rita sërish kishte treguar linjat e saj fizike.
Më herët, këngëtarja ka folur edhe për jetën e saj martesore, duke theksuar se baza e lidhjes së tyre është miqësia. “Taika dhe unë jemi në thelb shokë shumë të mirë dhe thjesht donim të jetonim përgjithmonë në atë ndjenjë”, është shprehur ajo.





