Seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për më 19 shkurt. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Metës, Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima si shenjë proteste për dhunën ndaj Cakranit.
Meta ka kërkuar të vazhdonte seanca me argumentin se ishte gati për të bërë parashtrimet. Por prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja kërkuan të shtyhet në mënyrë që të jenë të pranishëm edhe avokatet e ish-presidentit.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën dhe të pezullojë afatet e paraburgimit për Metën.





