Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa foli për aksionin e protestave të opozitës, e katërta në radhë do të mbahet më 20 shkurt.
Këlliçi thekson se PD si rrallëherë ka një plan të detajuar me zhvillimin e këtyre protesta dhe e di se ku po shkon.
Këlliçi: Kemi dy akuza madhore, rasti i Ballukut dhe AKSHI kopshti personal i kryeministrit. Është një grupim i strukturuar kriminal që ka prodhuar parodinë me ministren Diella. Personat që e krijuan Diellën është grupi kriminal AKSHI. Projekti politik paraqitet para zgjedhjeve. Nuk i mungoi diskursi politik as qasja që do kishim ndaj zhvillimit ekonomik të vendit se ishim në fazë zgjedhore. Sapo mbaroi farsa zgjedhore u përqëndruam deri në tetor për të thënë se nuk ka patur zgjedhje. Këtu është dhe kleçka më e madhe. nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kur flet për çështje konkrete.
Ka rënë institucioni i zgjedhjeve. Nuk ka mundësi qytetari të shkojë i lirë për të votuar. Kemi parti shtet. Për çfarë do flasim më. Gjithë emisionet e mbrëmjes gjithë fokusi është mbajtur te PD-ja, problemet e PD-së. Ju jeni ndër të paktat media që flisni për korrupsionin e Ballukut. Duke ardhur me këtë situatë deri në tetor, jemi fokusuar 100% në këto afera. Kemi bërë 3 protesta. Si rrallëherë kemi një problem të detajuar afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. E dimë shumë mirë se ku po shkojmë.





