Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 58-vjeçar ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare dhe ka varrosur trupin e saj në një pyll pranë Palazzina di Caccia në Torino. Dyshohet që vrasja të jetë kryer disa muaj më parë. Mediat italiane shkruajnë se humbja e saj u raportua nga fqinjët.
Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje në lidhje me zhdukjen e së ëmës. Fillimisht, 58-vjeçari tha se nëna e tij kishte vdekur për shkaqe natyrale, por më vonë ai pranoi të tregonte se ku e kishte fshehur trupin e nënës së tij.
“Unë varrosa trupin e nënës sime, mund ta gjeni pranë shtëpizës së gjuetisë në Stupinigi. Kisha frikë se mos humbisja pensionin” tha i arrestuari.
Policia po heton se çfarë ndodhi me viktimën dhe marrëdhënien që ajo kishte me djalin e saj. Së fundi, do të jetë autopsia që do të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së gruas.





