Kreu i qeverisë Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte ministrat në zyrën e tij në Kryeministri.
Mësohet se bëhet fjalë për një takim informal mes socialistëve, i cili ka për qëllim realizmin e një analize pune dhe diskutimi i objektivave për vitin 2026.
Takimi vjen në një kohë kur situata në qeveri është e tensionuar për shkak të përplasjeve me drejtësinë për çështjen e Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Rama e ankimoi vendimin në Gjykatë Kushtetuese, por dhe kjo e fundit me një votim 4 me 4 rrëzoi ankesën e tij, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.





