Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, planifikon të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe të diskutojë çështjen e Groenlandës.
Lajmin e ndau vetë kryeministrja daneze për gazetarët nga Mynihu.
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Fredrik Nielsen, gjithashtu do të marrë pjesë në takim, njoftoi parlamenti i Groenlandës në transmetuesin publik danez DR.
Në një zhvillim tjetër, ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen tha të mërkurën se Danimarka do të kontribuojë me katër avionë luftarakë F-35 në misionin Arctic Sentry të NATO-s.
NATO tha të mërkurën se po niste misionin për të forcuar praninë e saj në Arktik , si pjesë e një përpjekjeje për të lehtësuar tensionet brenda aleancës të shkaktuara nga përpjekja e presidentit amerikan për të shkëputur Groenlandën nga Danimarka.
“Kontributi ynë i F-35 forcon praninë e përgjithshme në rajon dhe nënvizon rolin e Danimarkës si një aleat aktiv në Arktik dhe Atlantikun e Veriut”, tha Poulsen në një deklaratë.





