Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Librazhdit.

Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht në një servis duke riparuar makinën e tij.

Sipas Policisë, i riu është dërguar për mjekim në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

“Në Spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.