Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Brukseli i dha mesazhe të qarta kryeministri Edi Rama në lidhje me drejtësinë dhe rastin e Belinda Ballukut.

Berisha: I thanë se nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje, ky është mesazhi i Brukselit. Së dyti shkarkojë menjëherë Lubinë dhe nuk të pranojmë shkarkimin e saj me rikompozim të qeverisë. Ajo do largohet si delikuente, si një njeri që ka kryer krime. E treta, dyert e Mynihut, konferencës kryesore në botë ja përplasën në surrat.