Ish-deputeti Ervin Salianji ka njoftuar vijimin e takimeve me mbështetësit e Partisë Demokratike në rrethe, duke ndalur këtë herë në Berat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai fton demokratët e Beratit të mblidhen të mërkurën në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës.

Sipas Salianjit, qëllimi i këtyre takimeve është bashkimi i demokratëve dhe ndarja e ideve për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ish-deputeti thekson se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është pjesë e vizionit për ringritjen e opozitës.

“Të Mërkurë shihemi në Berat, tek Pallati i Kulturës, ora 17:00! Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratet në çdo qytet. Ju pres për të ndare ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike fituese!“, shkruan ish deputeti.

Kujtojmë që turi që ka nisur ish deputeti me bazën demokrate ka sjellë reagime dhe përplasje me lidershipin e PD.