Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar fjalimin e tij në inaugurimin e Bordit të Paqes, duke u ndalur sërish te konfliktet e shuara në botë.
Ai theksoi sërish se ka luajtur një rol në ndalimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në ceremoni prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Trump iu drejtua Osmanit duke i thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se nëse do të ketë probleme në të ardhmen, ata duhet thjeshtë të telefonojnë atë.
“Çfarë pune të jashtëzakonshme keni bërë. Dhe tani po silleni mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua”, u shpreh ai.





