Pas aludimeve të shumta se ndodhej ende brenda shtëpisë, Kristi Lamaj është parë jashtë ambienteve, konkretisht në banesën e tij, duke hedhur poshtë spekulimet që qarkulluan gjatë orëve të fundit në rrjete sociale.

Gjithçka nisi pas mungesës së tij të papritur nga transmetimi dhe pasi u lexua që është përjashfuar nga gara, çka ndezi menjëherë dyshime dhe teori të ndryshme mes ndjekësve. Për disa, Kristi ishte ende brenda shtëpisë, por i izoluar. Pa asnjë reagim zyrtar se përse u përjashtua, situata mbeti e paqartë dhe tensioni vetëm sa u shtua.

Së fundmi, një fotografi që ka nisur të qarkullojë tregon Kristin jashtë shtëpisë, në ambientet e shtëpisë së tij. Pamja e tij është e qetë, larg zhurmës mediatike, por mjaftueshëm domethënëse për të konfirmuar se ai nuk ndodhet më pjesë e lojës.

img 2404

Bëhet me dije se arsyeja e largimit nuk është bërë ende publike dhe se gjithçka pritet të sqarohet në prime-in e radhës. Pikërisht aty, publiku do të mësojë se çfarë çoi në këtë vendim dhe nëse bëhet fjalë për një përjashtim përfundimtar apo një situatë të përkohshme.