Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në lagjen nr.3 të qytetit, ku shtetasi R.P, 47 vjeç, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me personin S.I, gjithashtu 47 vjeç, dhe e ka goditur me thikë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.