Një incident ka ndodhur gjatë transmetimit live të emisionit të mëngjesit në MCN Tv, ku protagonistë kanë qenë pedagogu dhe fotografi Feliks Bilani dhe gazetari Elton Tozaj.
Ishte Bilani i cili po fliste për rëndësinë e librit dhe të leximit për gjeneratën e re.
“Që në momentin që një gjeneratë humbet librin dhe leximin, këtu nuk mund të formohet më si individ! Sepse kur humbet librin ke humbur arsimin dhe po të shohësh sot…”, tha Bilani, teksa shihte në sfond që gazetari po e provokonte duke lexuar një libër.
Kjo solli reagimin e ashpër të fotografit, i cili shpërtheu ndaj Tozajt duke e sharë.
“O Elton, që ti je rrotë k***, e di. Mua nuk ma ndërpret fjalën me gjëra të tilla”, tha fotografi dhe më pas u largua i nervozuar nga studio televizive.
Ndërsa moderatorët i kërkuan ndjesë publikut për gjuhën që u përdor në studio.





