Mbrëmjen e djeshme Rogerti dhe Brikena kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin, ku kësaj radhe kanë folur qetë dhe duke kuptuar njëri-tjetrin. Banorja ka folur me të në lidhje me raportin që ka me Mateon, për të cilin u shpreh se është në një njohje dhe ka qejf që të rrijë me të. Por kur Rogerti i tha se loja e banorit ka rënë, ajo nuk ra dakord me këtë gjë.

Kur Rogerti i tha se duhet me e nda nëse do luajnë bashkë apo vetëm, Brikena u shpreh se ‘është vetëm në lojë dhe ka lojën e saj’.

Pjesë nga biseda:

Rogerti: Ka rënë loja e Mateos

Brikena: Jo nuk besoj

Rogerti: Loja jote është ngritur. Kjo pra është diferenca që duhet me e nda, a do luani bashkë si ortakë, të respektoni njëri-tjetrin dhe të vazhdoni betejat siç keni vazhduar, se jeni përfshirë në dinamikat e shtëpisë.

Brikena: Raporti im me Mateon nuk ka të bëjë me lojën

Rogerti: Ndikon moj motër

Brikena: Mund të ndikojë se ju e përmendi gjithë kohës, na sulmoni gjithë kohës. Por nuk ka të bëjë me lojën, janë dy gjëra të ndryshme. Unë këtu jam vetëm në lojë dhe e kam lojën time. Por raporti që kam me Mateon është një njohje që po zhvillohet, po e njoh si person, më pëlqen të rri me të. Këtu brenda unë nuk kam një person me fol, nuk kam.

Rogerti: Si nuk ke, ke Shëndritin, ke Mirin

Brikena: I vetmi person që flas lirshëm është Mateo

Rogerti: Kishe Juelën, nuk është e keqe

Brikena: Kisha, unë në asnjë moment nuk e kam sulmuar Juelën.