Pasi Juela hodhi arushin e Brikenës në pishinë, ka nisur një debat i fortë mes Selin dhe banores. Selin i është drejtuar asaj duke i thënë ‘kurrë në jetë nuk do të gëzojë’ pasi sipas saj, ajo ka shpirtin e zi.
Nga ana tjetër, Juela a akuzon atë se ka ndjenja për Mirin dhe se në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nuk ekziston pa të. Sipas Juelës, ajo e mban Gimbon për gjynah dhe për shërbëtor.
Juela: Ti ke ndjenja për Mirin
Selin: Ti fut historinë tënde, ti je xheloze, kaq e paplotësuar je?
Juela: Ti vdes për Mirin. Mateo dhe Brikena janë fals në dashurinë e tyre
Selin: A je kaq e zezë në shpirt? Po prandaj nuk ke për të gëzuar asnjëherë Juela. Kur nuk gëzon për gëzimin e tjetrit, kurrë Zoti nuk ka me ta sjellë radhën. Kurrë në jetën tënde nuk ke për të gëzuar
Juela: Ja ku e ke shërbëtorin. Ti je false, ti ke ndjenja për Mirin
Selin: Me këtë zemër që ke, kurrë nuk ke për tu gëzuar në jetën tënde, mbaje mend me atë shpirt të zi që ke
Juela: Miri ekziston pa ty, ti pa Mirin nuk ekziston. E ke Gimbon për shërbëtor dhe për gjynah. Ti je përdoruese.





