Konflikti mes Afganistanit dhe Pakistanit është përshkallëzuar, pas sulmeve gjatë natës mes vendeve.
Nga ana e tij Pakistani ka paralajmëruar talebanët se nuk do të tërhiqen.
Pas sulmeve të vazhdueshme, Kina ka reaguar lidhur me situatën, duke deklaruar se është e gatshme që të ndërmjetësojë, konfliktin.
Kina tha se është thellësisht e shqetësuar për konfliktin në kufirin midis Pakistanit dhe Afganistanit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të vendit, Mao Ning, tha gjatë një konference për shtyp se Kina ka ndërmjetësuar konfliktin përmes kanaleve të veta.
Ajo shtoi se Kina është e përgatitur të luajë një rol konstruktiv në qetësimin e situatës.





