Këtë të premte është mbajtur seanca për deklaratat hyrëse, për rastin e Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë.
Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaço është deklaruar i pafajshëm për aktakuzë e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi.
“Jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë ai.
Gjithashtu edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen.





