Bashkia e Durrësit ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar nga granti për rikonstruksion.
Përmes një postimi në Facebook, bëhet me dije se banorët mund të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit nga ora 08.00-18.00, dhe pranë njësive administrative respektive nga ora 08.00-16.00.
Njoftim i rëndësishëm
Të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar nga granti për rikonstruksion mund të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit nga ora 08.00 deri në orën 18.00.
Këta persona mund të kryejnë ankimimin e tyre edhe pranë njësive administrative respektive nga ora 08.00 deri në orën 16.00





