David Guetta është bërë baba për herë të katërt, ai ka mirëpritur vajzën e tij të dytë me partneren e tij, Jessica Ledon.

Lajmin e ëmbël producenti e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. në një postim të përtbashkët çifti ndau disa momente të veçanta nga periudha e shtatzënisë, që nga organizimi i “baby shower”-it dhe ditët e para me të porsalindurën, e cila është pagëzuar me emrin Skyler.

“Mirë se erdhe në botë, Skyler. Sekreti më i bukur që kemi mbajtur ndonjëherë”, shkroi Guetta krahas fotove.

Kujtojmë që Skyler është fëmija i dytë i çiftit pas djalit të tyre Sean, i cili lindi në mars të vitit 2024. David Guetta ka gjithashtu Angie dhe Tim nga martesa e tij e mëparshme me Kathy Lobe.