Autoritetet norvegjeze kanë arrestuar një adoleshent 17-vjeçar të dyshuar për planifikimin e një sulmi me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të Norvegjisë. I dyshuari raportohet se është parë në shkollën e tij me një flamur të Shtetit Islamik.
17-vjeçari do të lihet në paraburgim për dy javë deri sa të merret vendimi nga gjykata. Ai mohon akuzat ndaj tij. Ai u arrestua dje nga shërbimet e sigurisë së brendshme (PST), të cilat janë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit.
Sipas raportimeve, adoleshenti kishte planifikuar një sulm me eksploziv kundër objekteve të Qendrës së Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jaten, Stavanger, në Norvegjinë jugperëndimore.





