Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka shkruar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit.

Në mesazhin e tij, ai tha se Teherani do të vazhdojë të ushtrojë me vendosmëri dhe menjëherë të drejtën e tij të natyrshme për vetëmbrojtje legjitime derisa të ndalet agresioni nga SHBA-të dhe Izraeli.

Sulmet ajrore nga SHBA-të dhe Izraeli, shtoi ai, përfaqësojnë një shkelje flagrante të kartës së OKB-së dhe një shembull të agresionit të armatosur kundër Iranit.

Araghchi tha se forcat e armatosura të Iranit do të përdorin të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme mbrojtëse për t’u përballur me këtë agresion kriminal dhe për të penguar veprimet armiqësore.