Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar biseda telefonike me udhëheqësit e Izraelit, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, menjëherë pas nisjes së sulmeve ajrore kundër Iranit.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump diskutoi situatën dhe bashkëpunimin rajonal për sigurinë dhe koordinimin.
Dje, Trump tha se ai dhe Benjamin Netanyahu janë “në të njëjtën mendësi” për sulmet e përbashkëta, duke theksuar mbështetjen e SHBA-së ndaj operacioneve izraelite.





