Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë kryer një sulm raketor ndaj objektivave institucionale izraelite, përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore të Izraelit, duke e përshkruar veprimin si “të papritur” dhe “të synuar me kujdes”.

Në një deklaratë të raportuar nga agjencia iraniane Tasnim, Garda Revolucionare Islamike thotë:

“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa.”

Sipas të njëjtës deklaratë, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij.

Autoritetet izraelite deri tani nuk kanë konfirmuar publikisht nëse zyra e Netanyahu-t ose komanda kryesore e Forcave Ajrore janë goditur.

Kujtojmë që në sulmin e koordinuar mes SHBA dhe Izraelit më 28 shkurt u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.