Lionel Mesi realizoi dygolësh në fitoren 4-2 me përmbysje të Inter Majemit kundër Orlando Siti në MLS.
Në minutën e 57’, argjentinasi riktheu baraspeshën me një supergol nga jashtë zonë duke tronditur portierin dhe ekipin kundërshtar.
Në të 90-ën, “Pleshti” vulosi fitoren e skuadrës nga Florida falë një goli të mrekullueshëm nga goditja e lirë. Më pas ai u kthye nga stoli i Orlandos dhe provokoi trajnerin duke i thënë a dëshiron një autograf?





