Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se tankeri i karburantit “Athe Nova” u godit nga dy dronë në Ngushticën e Hormuzit.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike thanë se dronët u nisën nga territori iranian dhe se anija, të cilën e përshkruan si një “aleat të SHBA-së”, ishte ende duke u djegur pas sulmit. 

Nuk u dhanë informacione për viktima të mundshme ose për shkallën e dëmeve.